JOQ Albania
Home

Kosovën e mbulon turpi, rënditet e treta nga fundi në testin PISA
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03/12/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arsimi kosovar e ka marrë edhe një goditje mëngjesin e sotëm, pasi po rënditet në fund të botës në testin PISA, që mat aftësinë e nxënësve në klasën e pestë.

Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Kosova është vetëm mbi Republikën Dominikane dhe Filipinet, raporton JOQ Kosova.

Raporti thotë se Kosova ka 353 pikë në performancën e leximit, 366 në matematikë dhe 365 në shkenca.

Vlen të theksohet se rezultatet që janë duke u publikuar, po e nxjerrin Kosovën me një rezultat të ngjashëm me atë të vitit të kaluar dhe në disa fusha ka edhe hapa prapa.

E vendi i parë në këtë test, i takon Kinës, pas të cilës në vend të dytë vije Singapori.