Skandali/ Policia e Lleshit nxjerr me forcë nga banesa familjen në mes të të ftohtit, e afërmja: Po flenë jashtë, kanë edhe dy fëmijë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2019, 22:01

Teksa jemi në një situatë post-apokaliptike pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, që la pas 51 viktima e qindra të tjerë të plagosur, të tjera fenomene të pazakonte po denoncohen nga qytetarët, të ndërmarra nga shteti ynë, që dhe në të tilla situata ku duhet të jenë të angazhuar për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti, merren me familjet e pambrojtura.

Së fundmi, një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare dëshmon me fakte raprezaljen e rradhës të Policisë së Lleshit në një fshat të Devollit.

Bëhet fjalë për familjen Lushi nga fshati Poloskë, anëtarët e së cilës janë nxjerrë mbrëmjen e sotme nga policia jashtë banesës së tyre, pas një vendimi të Gjykatës së Korçës, me kërkesë të Përmbarimit.

Katër anëtarët e familjes Lushi, mes tyre edhe dy fëmijë, janë detyruar të flenë jashtë, pasi policia i nxorri me forcë nga banesa e tyre.

E afërmja e familjes Lushi, që ka dërguar mesazhin në redaksinë e JOQ Albania, shprehet se sipas vendimit të Gjykatës, banesa i takon motrës së Alban Lushit, por sipas saj shtëpia është ndërtuar nga vetë kryefamiljari dhe Gjykata e Korçës ka dhënë një vendim arbitrar.

Familjarët hedhin akuza për korrupsion ndaj Gjykatës së Korçës, Policisë dhe Zyrës Përmbarimore.

Siç shihet dhe në video, të afërm të tjerë të familjes u kanë ardhur në ndihmë dhe po qëndrojnë pranë tyre.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem publikohen pak këtë vijon eshte ne devoll te bilishtit ne fshatin poloske si policia e shtetit dhe zyrsa E permbarimit Po e nxjer Këtë familje Alban lushi Jashtë pe shtepise Ju lutem pu blikoeni Sa më shpejt Kanë mbetur jashtë Ju faleminderit Ju lutem publikohen sa më shpejtë se është rast urgjent Joq ju lutem jeni e vetmja faqe qe mund ta bëni publike Ju lutem shume Se thone shtëpitë i ka e motra. Kur ai i ka bërë vete Dhe Tani e kanë nxjerë pe shtepise gjykata e korcesJu lutem Bëjeni publike Na ndihmoni Postojeni Vidjon Ta Shikoj ne te gjith Cfar qeverisje çfarë shteti kemi Gjykata e korçës policia e bilishtit dhe zyra e përmbarimit korrupsioni i math Kanë mbetur jasht është familja e Alban lushit Kanë dhe 2 femije. Jane jashte ne te ftohte me mushama , po rrine ne cader. I nxorren sot ne darke. Ju lutem publikojeni. Faleminderit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit