Po mbahet në këto momente në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë” 2019. Flitet se trofeun do e fitojë Messi, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo.
Pasi mësoi që nuk do të jetë ai fituesi, portugezi ka zgjedhur të mos jetë fare prezent.
Pikërisht për mungesën e tij, nuk kanë munguar edhe thumbimet, konkretisht bga futbollisti i Liverupit, Virgil Van Dijk.
I pyetur nga gazetari për mungesën e Ronaldos, dhe nëse është një rival më pak për të, Van Dajk, i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij, duke bërë ironi.
GAZETARI: Kristiano Ronaldo nuk është sonte këtu, a është një rival më pak për ju?
VAN DAJK: Pse ishte Ronaldo një nga rivalët?