JOQ Albania
Home

Haradinaj pret që “babadimri” të sjell liberalizimin e vizave për Krishtlindje
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 02/12/2019 18:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sërish ka thënë se shpreson që Kosova do ta marrë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve.

Siç ka përsëritur edhe hërë të tjera, kreu i Qeverisë e tha këtë para gazetarëve edhe sot, pasi vendosi lule pranë shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, raporton JOQ Kosova.

“Javën e kaluar e patëm një delegacion gjerman për vlerësim të situatës dhe shpresoj që do të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, kryeministri në ikje nuk ka dhënë ndonjë arsye pse mund të ndodhë kjo në këtë periudhë, ani pse këtë deklaratë po e përsërit disa herë.

Duhet theksuar se në vitin e kaluar ishte planifikuar që vizat të hiqeshin për Kosovën, por BE-ja dha dritë të kuqe.