Milot Rashica vazhdon të gëzojë një formë të jashtëzakonshme.
Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer sonte në ndeshjen e javës së 13-të në Bundesligë, që skuadra e tij, Verder Bremeni i tij fitoi në transfertë 2-3 ndaj Volfsburg.
Dy gola nga futbollisti i përfaqësueses dhe festa me shqiponjë, e bënë Rashicën lojtarin më të mirë të ndeshjes.
Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit shkon në vendin e 12-të, në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që tashmë Rashica shkon në kuotën e 6 golave në Bundesligë.
Padyshim, futbollisti shqiptar më në formë i momentit në botë...