Gjesti i madh i emigrantit shqiptar në Angli, dhuron fitimet e lavazhit për familjen e prekur nga tërmeti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.12.2019, 18:39

Shqipëria po vuan pasojat katastrofike të shkaktuara nga fatkeqësia më e madhe natyrore në dekadat e fundit, ku një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter goditi vendin, duke lënë pas 51 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Solidarizimi me popullin shqiptar në këto ditë të vështira nuk mungoi nga e gjithë bota, veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës e Diasporës, të cilët dhanë kontribute financiare dhe ndihma në forma të ndryshme për të prekurit nga tërmeti apokaliptik.

I tillë është edhe rasti i një emigranti shqiptar, i cili është detyruar të largohet nga vendi drejt Anglisë për një jetë më të mirë, i cili ka bërë një gjest të madh.

Ernest Ndoci, është i riu shqiptar, i cili ka vendosur të dhurojë fitimet e lavazhit të tij në ndihmë të një familje nga Kavaja.

Siç shihet dhe në video, banesa ku jeton familja nga një fshat i Kavajës ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe për pak sa tërmeti nuk i ka zënë brenda.

Ai shkruan:

Përshendetje JOQ nga Southampton Angli. Prej 2 ditësh të gjjtha fitimet e lavazhit tim që jan rreth 2500£ do shkojnë në ndihme të familjeve në nevoje. Do i investoj te kjo shtepia ne Kavaje. Me respekt Ernest Ndoci!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit