Përveç Marash Kumbullës, një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen këtë sezon në Serinë A.
Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin. Interesant është fakti se ashtu si Kumbulla, edhe Rrahmani ka përfunduar në radarët e Napolit.
Ish-futbollisti i Partizanit, u transferua këtë verë në Serinë A nga Dinamo Zagreb, ndërsa po zhvillon paraqitje të nivelit të lartë nga java në javë.
Kështu, edhe Rrahmani ka fituar interesimin e Napolit.
25-vjeçari krahasohet me Skriniar për nga fiziku dhe personaliteti dhe për shoqërinë e drejtuar nga Aurelio De Laurentis përbën një mundësi të shkëlqyer.
Të shohim a do arrijë Napoli t'i afrojë në ekip dy mbrojtësit shqiptarë që po tregohen fantastikë këtë sezon në kampionatin italian.