Arrestimi i 25-vjeçares, qytetarët shpërthejnë ndaj Policisë së Shtetit: Merruni me hajdutët që po hedhin valle në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2019, 20:47

Ndonëse gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, "Rilindja" duket se gjen edhe kohën të sulmoj mediat që i nxjerrin "të palarat" dhe skandalet.

Rilindja urdhëroi dje Policinë e Lleshit të shpallë në kërkim administratorët e JOQ Albania, në një tentativë të pasuksesshme për të tërhequr disi vëmendjen nga tragjedia që ka kapluar vendin.

Raprezalja e turpshme e orkestruar nga Rilindja vijoi edhe ditën e sotme, ku policia arrestoi një 25-vjeçare nga Durrësi, pasi ajo kishte shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku kërkonte informacion nga shteti shqiptar mbi sigurinë në depozitat e naftës dhe të gazit në Porto Romano, referuar nga alarmi i dhënë nga një media italiane.

Me urdhër të Ramës, Policia nisi raprezaljen e rradhës, e cila është kundërshtuar fuqimisht nga qytetarët.

Dhjetëra qytetarë kanë komentuar në njoftimin në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit mbi arrestimin e Xhulia Aliajt, një studente dhe besimtare praktikante katolike në qytetin bregdetar.

Në komente qytetarët shprehen kundër arrestimit të 25-vjeçares.

Një qytetar ka evidentuar një problematikë të theksuar në dhënien e informatave publike nga ana e Policisë së Shtetit.

Ai thekson se kur policia kap vrasësit dhe hajdutët u citon vetëm inicialet, pasi nuk duan t'i shkatërrojnë imazhin, ndërsa kur bëhet fjalë për një qytetare të thjeshtë, e cila me qëllim të mirë, por viktimë e një lajmi në mediat e huaja dhe në kushte paniku shpërndau një alarm për rrezikun që iu kanoset banorëve në Porto Romano, i përmendin emrin dhe mbiemrin, duke i shkatërruar jetën.

Më tej qytetari kërkon që Policia e Shtetit të kapë hajdutët që po bëjnë kërdinë në qytetin e Durrësit gjatë këtyre ditëve, duke vjedhur banesat e braktisura nga qytetarët.

Ai shkruan:

Kur kapni vrasësit edhe hajdutët ju citoni vetëm inicialet. Sepse nuk doni të shkatërroni imazhin e një vrasësi edhe hajduti. Ndërsa në këtë rast e shkatërruat jetën e saj për disa postime në fb në kushtet e panikut. Më vjen turp nga ju. Meruni me hajdutët që po hedhin valle në Durrës.

Po ashtu një tjetër komentues i kujton Policisë së Llleshit se duhet të menaxhojnë situatën e krijuar pas tërmetit dhe të kapin kolegët e tyre që abuzojnë me ndihmat për të prekurit, gjë e cila u faktua nga një qytetar ditën e djeshme, i cili dërgoi një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihej një efektiv policie që me furgonin e policisë po i çonte ndihmat në banesën e tij.

Komenti tjetër:

Ejani me arrestoni dhe mua per shpifje se po them qe jeni policia me ordinere qe ka pasur ndonjeher ai vend. Ku çdo gje ju ka dal jasht kontrolli dhe ne vend qe te mereni duke ndihmuar popullaten dhe te kapni ato police dhe ato njerez qe po vjedhin ndihmat po mundoheni ti mbyllni gojen cdo njeriu qe flet dhe shpreh mendimin e tij. Ju jeni policia e lleshit ose te leshit. Mereni si te doni. Tani pres te me proçedoni dhe mua penalisht."

Në komente nuk mungojnë as "sufllaqexhinjtë", të cilët me adresa "fake" komentojnë duke fyer qytetarët që nxjerrin në pah të vërtetat ashtu siç janë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit