Futbolli në vend është ndërprerë dhe këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje për shkak të tërmetit që ka goditur vendin tonë dhe ka sjellë pasoja të shumta.
Megjithatë, futbollistët janë bërë sërish protagonistë por këtë radhë duke ndihmuar familjet në nevojë dhe që janë goditur nga tërmeti.
Mes tyre është edhe sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, i cili ka ofruar shtëpinë e tij për banorët që kanë nevojë. Futbollisti i Kosovës U21 ka publikuar adresën dhe numrin e tij të telefonit për të ndihmuar vendin tonë.
Ai shkruan: