Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 10 persona dhe janë plagosur mbi 350 të tjerë.
Një dëshmi EKSKLUZIVE ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku bëhet me dije se një komisar policie ka humbur jetën. Thuhet se ai po qëndronte në një godinë bashkë me një pjesë të kursit të studentëve të Akademisë së Sigurisë të vendosur në Kavalishencën e Durrësit,kur ndërtesa është shembur.
Lajmi është bërë me dije nga një koleg të ndjerit, i cili tregon se komisari i policisë, Bajram Hajdarmetaj, ka qënë në ndërtesë bashkë me një person tjetër, e në momentin e lëkundjes ky i fundit është hedhur nga godina, ndërsa Hajdarmetaj nuk ka mundur dot t’i shpëtojë rrënojave.
Oficeri i policisë shkruan: