JOQ Albania
Home

Gjendet një burrë i vdekur në autostradën Kosovë-Shqipëri, kishte mbetur brenda veturës
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25/11/2019 10:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, që të dërgon nga Prishtina në Tiranë, është gjetur një person i vdekur.

Sipas Policisë, ai është gjetur pa shenja jete brenda veturës së tij, raporton JOQ Kosova.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët thënë se trupi është gjetur mbrëmjen e kaluar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 19:15 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 10-drejtimi Vërmicë-Prizren një Njësitë Patrulluese të Policisë është gjetur një person pa shenja jete në automjetin e tij për të cilin me vendim të prokurorit po hetohet si rast, vdekje e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj.

Ndërkohë, trupi i pajetë i përsonit që akoma nuk dihet kush është, është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksion.