Mesa duket, të jesh yll, e paske mjaft të vështirë të pranosh zëvendësimin.
Kjo ka ndodhur me Cristiano Ronaldon në ndeshjet ndaj lokomotivës së Moskës dhe Milanit, ku nuk i ka pëlqyer aspak largimi nga loja dhe ka shfryrë ndaj trajnerit Sarri.
Megjithatë, duket se Ronaldo nuk është i vetëmi me këto sjellje.
Njësoj u soll mbrëmjen e djeshme edhe ylli i Paris Saint Germain, Neymar, në ndeshjen e ndaj Lille.
Sulmuesi brazilian sapo ishte rikthyer nga dëmtimi dhe luajti në fushë për 65 minuta, por pa arritur të jetë vendimtar.
Ndërkaq, në momentin e zëvendësimit u vërshëllye gjatë nga tifozëria pariziene, që vijon të ketë një marrëdhënie të ftohtë me të.
Pas daljes nga katërkëndëshi i blertë, Neymar nuk përshëndeti trajnerin Tuchel dhe nuk preferoi të ulet në pankinë, por iku direkt në dhomat e zhveshjes.
Sakaq, mediat franceze konfirmojnë se edhe stadiumin e ka lënë para kohe.
¡Divorcio declarado! 😨
— Luis Omar Tapia (@LuisOmarTapia) November 22, 2019
Regresaron los silbidos de la afición del PSG a Neymar.
Tal vez no gusten sus declaraciones o su viaje a la Copa Davis, pero Ney ha sido profesional en la cancha en esta temporada.
¿Algún día perdonarán a Ney? pic.twitter.com/jewATAtcuD