E frikshme/ Qytetari gjen në varreza foton e një vajze, e futur në qese me mëlçi dhe e shpuar nga gjilpërat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.11.2019, 20:10

Magjitë janë një nga shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve, të cilët shquhen edhe si një popull shumë supersticioz. Kemi dëgjuar plot ngjarje ‘të zeza’ nga persona të ndryshëm, që sipas të cilëve kanë ndodhur si pasojë e këtyre riteve të pazakonta, që zakonisht ndodhin edhe nga persona të veçantë.

E një ngjarje e tillë, e pazakontë dhe e frikshme njëkohësisht ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një qytetar nga Durrësi ka rrëfyer se teksa ka qënë në varrimin e një të afërmi të tij në varrezat e reja të Durrësit ka gjetur diçka që i ka tërhequr shumë vëmendjen, e që në pamje të parë duket e frikshme.

Ai tregon se ka gjetur një qese me mëlçi, brenda së cilës ndodhej fotografia e një vajze të re e shpuar nga shumë gjilpëra. Qytetari shprehet se nuk e njeh personin që është në fotografi dhe se nuk ka asnjë lidhje me familjen e tij, por pretendon se është hedhur nga persona të rastësishëm e që i duan të keqen atij personi të shpuar nga gjilpërat.

Ai kërkon të dijë nëse kjo ka ndonjë domethënie për familjen e tij apo është hedhur nga persona që i duan të keqen vajzës e cila është në foto?

Qytetari na shkruan:

JOQ pershendetje dua te mbetem anonim.Sot ne varrin e nje familjarit tim ne varrezat e reja ne durres, kam gjetur kete qesen me melci me foto te cpuar nga shume gjilpera brenda.Kete personin qe eshte ne foto nuk e njoh por dua ta postosh sepse me vjen keq , dhe ta kuptoj ajo qe dikush i do te keqen .Nuk e di nqs ndonjeri nga ju mendon se ka lidhje me familjen time kjo gje dhe pse un nk e njoh fr personin ne fjale?! Shume faleminderit.."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit