Lajmin e konfirmon ‘Sportmedia.mk’ e cila shkruan se se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në stadiumi ‘Filipi II’.
Mësohet gjithashtu se për tifozët e Kosovës do të ndahen tre mijë bileta, apo e thënë ndryshe 8 për qind të gjithë kapacitetit të stadiumit.
Pjesa tjetër e biletave do të shitet në një mënyrë të veçantë, sigurisht duke tentuar të evitohet shitja te tifozët e Kosovës.
Kujtojmë që ‘Dardanët’ janë në ndjekje të ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe kjo ëndërr do të kalojë përmes Shkupit, ku më 26 mars janë mysafirë të Maqedonisë së Veriut.