Tjetër denoncim tronditës për prodhimin e sallamrave, bioteknologia: Vetëm 1% e është mish, pjesa tjetër gjëra nga më të çuditshmet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2019, 00:44

Një denoncim tronditës mbërriti këtë të premte në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës i përpunimit të produkteve të mishit, i cili zbuloi katrahurën që ndodh në këtë industri.

Denoncuesi u shpreh se kompanitë më të njohura të përpunimit të produkteve të mishit në Shqipëri, fusin produktet e tyre në treg nga mishi i kafshëve të ngordhura, ndërsa bëri thirrje që populli të ngrihet për këtë abuzim që po i bëhet.

Ky denoncim në redaksinë e JOQ Albania bëri që dhe shumë qytetarë të tjerë të ngrinin zërin dhe të denonconin raste të tjera, që kanë të bëjnë me abuzimet që bëhen nga subjektet që përpunojnë dhe tregtojnë mish.

Mbrëmjen e sotme një tjetër denoncim shokues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një specialiste e analizave laboratorike të ushqimeve, ka rrëfyer se çfarë ndodhte në fabrikat e përpunimit të mishit.

Ajo tregon se kur ka qenë studente, ka zhvilluar praktikën në disa fabrika të përpunimit të mishit, ku ka mbetur e shokuar.

Sipas denoncueses, nënproduktet e mishit përgatiten me brumëra të ngrira, të ardhura jashtë në formën e dhjamit, që në të vërtetë nuk dihet se çfarë ka brenda tyre.

Më tej, bioteknologia shprehet se sallamrat dhe proshutat mund të përmbajnë vetëm 1% mish, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjëra nga më të çuditshmet.

Ish-studentes i ka bërë përshtypje asokohe mungesa e laboratorëve për kryerjen e analizave të lëndës së parë apo të produkteve që përpunoheshin në kompanitë e mëdha, ndërsa për mini-fabrikat sipas saj, gjendja është për të vënë duart në kokë.

Por nuk mbaron me kaq!

"Mish i prishur, mish që bie përtokë e më pas hidhet sërish në makineritë e përpunimit, erëza speciale, ku çfarëdo produkti të futësh brenda, konsumtarit i duket si mish i vërtetë", shprehet ndër të tjera denoncesja.

E teksa kemi njohur vetëm majën e ajsbergut në këtë mega-skandal që rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve që i konsumojnë më tepër këto nënprodukte të mishit, çfarë duhet të mendojmë 90% që gjendet nën ujë, që mbetet ende "mister"? Institucioni përgjegjës mbi sigurinë ushqimore, AKU, që thuajse është inekzistent, çfarë duhet të presë akoma për të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj këtij skandali, që cënon në mënyrë direkte jetën e qytetarëve?

Denoncimi i plotë:

Prsh JOQ ..me behet qejfi qe po shkruajne qytetaret per kete teme me kaq rendesi ....Jam specializuar per analizat ne laboratore te ushqimeve ,,,para disa vitesh kur beja praktiken sebashku me studentet e tjere kemi vizituar disa fabrika te perpunimit te mishin ...Eshte per te ardhur keq sesi i pergatisin nenproduktet e mishit ....me brumera te ngrira te ardhura nga jashte ne formen e dhjamit ,(qe nuk dihet se cfare kane brenda ),, dhoma gjigande me ereza te ndryshme ,,,pergatitje te sallameve ,proshutave ku 1 % mund te permbajne mish e pjesa tjeter gjera nga me te cuditshmet ...Te ben pershtypje fakti se tek kompanite qe na lejonin te shkonim ne si studente per praktike ,,nuk kishin laboratore per te kryer analizat e lendes se pare apo te produkteve qe perpunoheshin ...te shkohet neper keto mini -fabrikat eshte akoma me tmerr . Mish i prishur ,,,mish qe bie pertoke e me pas hidhet serish ne makinerite e perpunimit ,,ereza speciale ku cfaredo produkti te futesh brenda ,konsumatorit i duket si mish i vertete ...Askush nuk e di se me cfare ushqehet ..Pavaresisht faktit qe jetoj jashte vendit ,me dhimbset familja te afermit dhe te gjithe shqiptaret qe cdo dite u shkaterrohet shendeti dalengadale ...Pergjegjesia eshte e gjitha e institucioneve qe nuk bejne kontrolle dhe lejojne te ndodhin keto gjera ...Ne te gjithe boten ka shtesa ushqimore por gjithcka ka kufi ,,sepse kane ligjet qe respektohen dhe zbatohen .....Zoti i ruajt te gjithe shqipetaret ,,anonim te lutem🙏 sepse nuk dua te kem ndonje problem pasi mezi arrita te shpetoj nga ai vend ..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit