JOQ Albania
Home

Serbët pretendojnë se një shtet ka tërhequr njohjen për Kosovën
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22/11/2019 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në mediat serbe, gjatë ditës së sotme është publikuar një shkrim, ku pretendohet se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas gazetës serbe Kurir, bëhet fjalë për Republikën Nauru, një vend ishullor në Oqeanin Paqësor.

Ndërkohë, shteti kosovar po vazhdon të heshtë, duke mos dhënë asnjë sqarim, raporton JOQ Kosova.

Republika Nauru është një vend i vogël ishull në Mikronezi, në verilindje të Australisë. Ai është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, qysh në prill të vitit 2008.

Kujtojmë se vetëm 10 ditë më parë, Serbia pretendoi se edhe shteti i Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ky lajm u cilësua si  gënjeshtër nga Ministria e Jashtme e Kosovës.