JOQ Albania
Home

Kosovës i shtohet edhe 1 ditë pushimi, Haradinaj e bën 28 Nëntorin festë zyrtare
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20/11/2019 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që Festën e Flamurit, 28 Nëntorin, ta bëjë festë zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se deri te ky vendim erdhi për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Siç tha ai, 28 nëntori do të jetë ditë pushimi dhe është e motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, festa e flamurit në Kosovë deri tani ishte festë ceremoniale dhe nuk futej në festat zyrtare.