Kejvina flet për herë të parë për lidhjen me Rrajën: Energji e keqe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2019, 14:20

Kejvina Kthella është vënë në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit, për shkak të marrëdhënies së saj me Redjan Rrajan, të riun me profesion stomatolog, i cili akuzohet se është një prej atentatorëve të ngjarjes së ndodhur ku ngeli i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe ndërroi jetë shoferi i tij, Andi Maloku.

Ajo është thirrur disa herë në prokurori për të dëshmuar në lidhje me deklaratat e Rrajas. Ky i fundit është shprehur se në momentin që ka ndodhur atentati ndaj prokurorit, ndodhej me të dashurën e tij, Kejvinën.

Velinës bukuroshe i sekuestruan celularin, të cilin më pas ia kthyen sërish, por në të njëjtën kohë i kanë bllokuar llogaritë bankare dhe automjetin me të cilin lëvizte. Makina që përdorte Kejvina, një “Audi” me vlerë mbi 30 mijë euro, dyshohet se ka qenë një dhuratë nga i riu Rraja.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një shprehje:

Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”.

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit i mohoi akuzat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit