Vjen lajmi i bukur për shkodranin që valëviti flamurin shqiptar në sy të malazezëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2019, 08:55

Dy ditë më parë një burrë shqiptar nga Shkodra është gjobitur dhe është përzënë nga Republika e Malit të Zi. Siç mësohet, fatkeqi është 64-vjeçari Irfan Domnori.

Mediat fqinje shkruajnë se ai u dënua me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

Në mediat malazeze shkruhej:

Irfan Domnori, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”.

Shqiptari u gjobit pasi valëviti flamurin shqiptar gjatë festës ”Dita e geshtenjës”, që u mbajt të shtunën në Ostros të Krajës.

Në këtë festë tradicionale morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Shkodra, Tuzi e më gjerë.

Mes tyre ishte edhe shqiptari, i veshur me veshjen popullore shqiptare që e karakterizon në të gjitha rastet ku merr pjesë.

Ai u gjobit me 300 € dhe u dëbua nga vendi fqinj për një muaj, por një lajm i mirë erdhi për të pas kësaj ngjarje.

Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” nga Ulqini u ofruan t’i paguajnë shqiptarit gjobën, duke u vetëorganizuar për të mbledhur shumën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit