Ngritja e SPAK-ut, habit ministrja “me 5 yje”: Qeveria s’ka ndërhyrë tek drejtësia, vetëvendosëm të mbajmë duart lart

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.11.2019, 01:58

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjona, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Real Story" në News24, ku ndër të tjera foli për reformën në drejtësi.

Ajo u shpreh se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë.

Në një përpjekje të pastër, por të dëshpëruar për t'u hedhur hi syve shqiptarëve, Gjonaj tha se SPAK dhe BKH do të ngrihen e funksionojnë të pavarura, pa ndërhyrjen e qeverisë. Ministrja "me 5 yje", që i kushton nata në hotel rreth 700 euro, para të cilat vijnë nga taksapaguesit shqiptarë, tregon se qeveria ka vendosur të mbajë duart lart dhe t'ua lërë në dorë institucioneve përkatëse zhvillimin e procedurave për ngritjen e SPAK-ut.

Ajo tha:

SPAK do të ngrihet nga KED. Qeveria nuk ka të bëjë fare. Kështu zgjodhëm që drejtësia të jetë i pavarur, të kemi institucione të pavarura. Vetëvendosëm që politika të mbajë duart lart. Pra, ne ua kemi lënë gjithçka institucioneve. SPAK nuk ka lidhje me GJK. Është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do marrë vendim. Është vendimmarrje e KLP."

Mirëpo, Gjonaj ndoshta harron që për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, ka akuza të forta nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e ka kallëzuar penalisht tek Krimet e Rënda.

SPAK do të ngrihet nga KED-ja, por kryetari i saj Dvorani akuzohet nga kreu i Shtetit për "shpërdorim detyre" dhe për "përvetësimi te titullit apo detyrës shtetërore", ndërsa Krimet e Rënda kanë nisur hetimet.

Presidenca paralajmëroi edhe publikimin e disa materialeve audio/video, në një prej të cilave është i përfshirë edhe kryetari i KED-së, i cili ndër të tjera akuzohet edhe për lidhje të ngushta me qeverinë.

Nëse akuzat ndaj Dvoranit provohen, ai mund të dënohet deri në 7 vjet burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit