Lëngoi për ditë me rradhë në spital, avokati Altin Goxhaj lë ambientet e Infektivit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.11.2019, 00:47

Një lajm i mirë vjen për avokatin e njohur, Altin Goxhaj, i cili ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv, ku ndodhej prej datës 11 nëntor, për shkak të një helmimi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati Goxhaj, i cili ka postuar një foto në llogarinë e tij në "Facebook" pak orë më parë, ku shihet në krah të dy familjarëve të tij, teksa del nga Spitali.

Ai shprehet:

Duke dalë nga Spitali shnosh e mirë 🙂 Tani fillon puna për Koalicioni Për Shqipërinë!!!

Helmimi i avokatit është cilësuar "misterioz", pasi mjekët ende nuk kanë përcaktuar diagnozën.

Disa ditë më parë Goxhaj tregoi se ndihej i dërrmuar, ndërsa theksoi se e kanë helmuar në mënyrë të sofistikuar.

Ai shkroi:

Më vjen keq së s'ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!"

Ndërsa tre ditë më parë, Goxhaj theksoi se do të shkojë jashtë vendit për të bërë diagnostikimin e plotë. Në përfundim të postimit të tij, ai ka treguar se tani po pi kafen e parë pas dy javësh.

Avokati deklaroi:

Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s’kemi gjetur diagnozën e këtij helmimi. Temperatura është stabilizuar dhe s’ka më 40 gradë. Dhimbjet dhe lodhja kanë ikur. Ndaj përveç se të mbaroj serumet do iki jashtë për disa ditë për të bërë diagnostikimin e plotë. Në këmbë më keni që sot. Ndaj ju falënderoj për super inkurajimin dhe ju premtoj që tani fillon lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë! Ju dua shumë shumë shumë. Tani pas 2 javësh jam duke pirë për herë të të parë, kafen e mëngjesit poshtë pavionit të Infektivit."

Avokati Altin Goxhaj njihet për qëndrimet e tij të forta kundër filantropit të njohur, George Soros dhe organizatave të tij që operojnë në Shqipëri, një betejë të cilën e zhvillon prej disa vitesh.

Gjithashtu Goxhaj ka denoncuar edhe disa skandale në media, si dhe lidhjet e Ramës e Veliajt me oligarkët. Ai njihet gjithashtu si një kritik i ashpër jo vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit