Zyrtarët e “Rilindjes” s’e çajnë kokën për rregulla e ligje, ja si parkojnë në trotuar tek Kryeministria

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 23:19

Të jesh deputet, politikan ose person me pozitë të lartë në Shqipëri do të thotë që të mos pyesësh as për rregulla e as për ligje, ndonëse janë vetë deputetët ata që i hartojnë, ideojnë, përpilojnë dhe më pas i miratojnë në Parlament.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast skandaloz të standardit të dyfishtë të përdorur nga zyrtarët e "Rilindjes", duke dërguar një video që e fakton këtë gjë.

Në videon e dërguar nga qytetari, shihen dhjetëra makina të parkuara buzë trotuarit pranë selisë së Kryeministrisë.

Nëse një qytetar i thjeshtë do të kishte parkuar makinën e tij në këtë mënyrë, me siguri që do të gjobitej nga Policia Rrugore, pasi ka pasur me qindra, ku qytetarë të shumtë kanë denoncuar gjobat e padrejta që u janë vënë nga efektivët e policisë.

Mirëpo kur bëhet fjalë për deputetë apo zyrtarë të lartë të "Rilindjes", ekzistojnë standarde të tjera, të cilat ofrohen në mënyrë ekskluzive vetëm për ta.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshendetje Joq Albania Ktu jemi tek kryeministria Me ket video dua tju tregoj se si politikanet parkojn makinat ata me te vertet jan te shtetit por ama ligji esht i njeit per te gjith 😉Mund te ken qen mbi 50 makina te parkuara ne buz te trotuarit te isha un ose dikush tjt ta parkonte ashtu me siguri do hanim gjob. Edhe Nuk ka faj trafiku e as aksidentet qe ndodhin sepse ja ku parkon shteti flm nqs e postoni sepse dua ti shikoj se qfar do te thon njerizt ne komentet e ksaj video😊"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit