Çudirat nuk kanë fund te spitalet e ‘Rilindjes’, mjekja del nga operacioni për të ngrënë sufllaqe

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.11.2019, 21:22

Një videoskandal ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një punonjëse e personelit të QSUT-së ka dalë nga salla e operacionit me doreza në duar për të marrë sufllaqe.

Mesa duket çudirat në spitalet e Rilindjes nuk paskan fund, ku ushqimi bëhet më i rëndësishëm se jeta e një pacienti apo kushtet higjienike.

Qytetari që ka dërguar videon, shkruan se i ka bërë përshtypje sjellja e mjekes, pasi spitali duhet të jetë një vend i pastër, steril.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ. Sot në drekë rreth orës 13:30 te 'Spitali Francez', pjesë e QSUT më bëri përshtypje sjellja e një infermiereje a doktoreshe që doli nga salla e operacionit dhe mori sufllaqet që kishte porositur. Ndërkohë që ishte e veshur me doreza... Nuk e kuptoj se si ajo mund të hajë aty ku supozohet se duhet të jetë vendi më i pastër i gjithë spitalit...Sic mund ta shikoni, pasi merr sufllaqet ajo futet brenda sallës së operacionit dhe mbyll derën pas vetes. Faleminderit.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu propagandon për kushte më të mira higjienike e staf korrekt, por shiheni vetë se çfarë bëhet në spitalet e Ramës.

Por, në fund të fundit siç e thamë, sufllaqja ka rëndësinë e saj, madje edhe më të madhe se sa higjiena për pacientët që kërkojnë shërbime.

Sufllaqet e Rilindjes tashmë mund të haen edhe brenda sallave të operacionit në QSUT.

Publiée par JOQ Albania sur Mardi 19 novembre 2019

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit