Stadiumi oshëtinte nga thirrjet ‘Rama ik’, shqiptarët e thonë troç: Jo largim, por burg kryeministrit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.11.2019, 19:31

Ndeshja Shqipëri-Francë në stadiumin 'Air Albania' pasoi me një sërë incidentesh, duke nisur që nga lagia e tifozëve nga hedhëset e ujit e deri te thirrjet në korr 'Rama ik'.

Gjithashtu, edhe performanca e artistëve dhe koreografia e fëmijëve të vegjël la shumë për të dëshiruar, ku pati një mori kritikash nga personalitete të shumtë.

Ajo që bëri lajmin e ditës nuk ishte inaugurimi i stadiumit apo humbja e Shqipërisë, po ishin thirrjet e një stadiumi të tërë kundër Ramës, që ngjau më së tepërmi si protestat e opozitës.

'Rama ik', ishin thirrjet e forta të tifozëve në stadium, ku edhe kryeministri ndodhej prezent.

Ndërkohë, JOQ Albania krijoi një sondazh në faqen e 'Facebook', ku pyet qytetarët shqiptarë nëse kërkojnë largimin e Ramës nga posti apo futjen e tij në burg.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja më poshtë, 78% të shqiptarëve kërkojnë që Rama të futet në burg, duke përbërë një shifër të frikshme të popullit që nuk e duan Ramën në krye të qeverisë.

Në sondazh shkruhej se:

Duke u bazuar te thirrjet e qytetarëve në stadium “Rama ik”, jeni dakord që Rama të ikë bashkë me fitimet e tij, apo të futet në burg bashkë me politikanët e tjerë?

Mesa duket Ramës po fillon t`i dalë situata jashtë kontrollit, pasi populli po flet hapur dhe tregon qartazi mendimin e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit