Ka startuar prodhimi i superbishës që BMW do te prezantojë për publikun e gjerë, i cili është modeli M8 Gran Coupe.
Theksohet se në fabrikë po prodhohen rreth 60 njësi M8 në ditë, 40 për qind nga të cilat do të jetë versioni M8 Gran Coupe.
Në fabrikë, po ashtu, prodhohen edhe modelet M8 Coupe, M8 Cabrio, Series 7, 6, 5, 4 dhe 3. Raportohet se në total po prodhohen rreth 1,500 automjete në ditë.
Vitin e kaluar janë prodhuar rreth 330,000 automjete. BMW M8 Gran Coupe nën kofano ka motorin 4.4-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.
Sa i takon çmimit, M8 Gran Coupe-s kushton 168,000 euro ndërsa M8 Competition Gran Coupe 176,000 euro.