Presidenti Ilir Meta e shpalli “non grata” vetëm disa ditë më parë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. Meta pranoi në zyrën e tij delegacionin që shoqëronte ambasadorin, ndërsa këtë të fundit nuk e lejoi të hynte në takim.
Gjithashtu, gjatë një takimi të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ambsadori u ka qëndruar larg mediave dhe pyetjeve të gazetarëve. Ai ka kërkuar që “ta lënë rehat”, ndërsa është parë me një numër të shtuar të personave që e ruajnë.
Por sot po qarkullon një foto e ambasadorit në aeroport, ku duket teksa bën kontrollin e pasaportës për t'u larguar nga Shqipëria. Ai është duke udhëtuar drejt Vjenës. Edhe në takimin që ishte organizuar me përfaqësues të OSBE, Borchardt është larguar para kohe.
Nuk dihet se për sa ditë do të qëndrojë jashtë vendit përfaqësuesi i OSBE, por nuk duhet harruar gjestit të turpshëm të diplomatit, i cili u tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Astirit” disa ditë më parë.