Policia e Luzernës ka vënë në pranga nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare, nën dyshimin se po ushtronin prostitucionin pa leje pune.
Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Luzernës të hënën, policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi një kontroll mbi ushtrimin e prostitucionit. Gjatë kontrollit kishte gjetur nëntë gratë moshave 29 deri 41 vjeçare që dyshohen se po ushtronin prostitucionin pa leje pune.
Sipas mediave zviceriane ato po ashtu po qëndronin ilegalisht në Zvicër. Pesë prej tyre ishin nga Shqipëria, tre nga Republika Dominikane dhe 1 nga Brazili.
Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit “në të zezë".
Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmenduran. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja në Zvicër.
Prokuroria Publike e Luzernës ka konfiskuar disa mijëra franga para të thata të grave të arrestuara.
Burimi: luzernerzeitung.ch | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA