Dalin pamjet/ Burri bën kërdinë në një pallat të ’21-shi’, e pabesueshme se çfarë bën pasi grabit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2019, 21:48

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se vidhte dekoderat që bëjnë shpërndarjen e sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor.

Burri është filmuar teksa kryente aktivitetin e tij, konkretisht në një pallat në zonën e “21 dhjetorit”.

Dekoderat që ai vidhte, më pas i shiste tek një magazinë.

Policia thotë se ka proceduar edhe pronarët e magazinës me iniciale Sh.Xh. dhe P.D. që blinin dekoderat e vjedhur. Më poshtë pamjet kur grabitësi futet në një kompleks në Tiranë:

Policia njofton se:

Vihen në pranga tre shtetas për vjedhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit. Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv. Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për "Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën "Shefqet Musaraj" këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në magazinën e një rrobaqepsie. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit