Aksident i rëndë në Greqi, i riu shqiptar në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2019, 21:32

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi.

Lajmin e ka bërë të ditur një emigrant shqiptar i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se një i ri shqiptar tek të 20-at me iniciale A.B., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Ai tregon se i riu, i cili gjendej i vetëm në makinë, ndodhet në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur në periferi të Selanik, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e lartë dhe prania e lagështirës në rrugë.

Ai ka dërguar edhe një foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina me targa shqiptare e aksidentuar.

Deri në këto momente, lajmi ende nuk është raportuar në mediat greke.

Mesazhi i plotë:

Mrb Joq. Desha tju them nje lajm te hidhur nga shteti greke. Para pak min nje makin me targa shqiptare esht perplasur ne periferi te selanikut. Ne makin ka qen vetem nje person. Thon qe shkak i perpalsjes ka qen tejkalimi i normave te shpejtesis dhe lageshtia e rruges. Thon qe esht diku rreth moshes 23-24 vjec dhe me iniciale A.B. Djali per momentin ndodhet ne spital dhe esht ne gjendje te rend shendetsore. Flm nqs e poston anonim tltm."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit