Muç Nano: Edi Rama, kryeministri më i trishtuar në botë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2019, 20:46

Analisti dhe gazetari, Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin 'Historia ime', ku ka folur për librin e tij të titulluar 'Si e kam njohur'.

Në të, përfshihen rrëfime të shumta të Nanos në lidhje me 55 figura publike, të cilët i njeh edhe personalisht.

Teksa komentonte personazhet, ai u ndal te kryeministri i vendit, Edi Rama.

Sipas gazetarit, Rama është i zbrazët nga motivimet dhe thekson se ai është kryeministri më i trishtuar në botë.

Muç Nano shprehet se:

Rama, ndër personazhet e librit, është njëri prej atyre që unë e njoh më mirë sepse kam pasur edhe kontakte personale. Kontaktet e mia personale me Ramën kanë qenë kontaktet e mia më të mira me një politikan sepse kanë qenë të natyrës intelektuale. Kemi shkëmbyer idera politike, nuk kam pasur marrëdhënie siç kanë shumë kolegë të mi me politikanët, që i kanë shumë të afërta. Nuk i kam pasur asnjëherë të afërta, jemi takuar, kemi biseduar, kemi shkëmbyer ndonjë libër. E këtij niveli, e këtij lloji ka qenë marrëdhënia. Si politikan e kam ndjekur vazhdimisht, fillimisht më ka inspiruar me natyrën e vetë, me kurajon e vetë. Por me kalimin e kohës, Rama i ka humbur motivimet e mira që ka pasur, nuk ka më motivime, është i zbrazët nga motivimet. Por unë e shoh, ai është edhe i trishtuar, është Kryeministri më i trishtuar në botë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit