Policia e Lleshit trembet nga “Benz-i” i shtrenjtë, i shohin stemën në xham dhe largohen pa i vënë gjobë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2019, 21:06

Gjobat e policisë janë kthyer në një makth pothuajse për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët kanë një makinë, pasi vendet e parkimit në kryeqytet lënë shumë për të dëshiruar. Mirëpo jo të gjithë e kanë këtë “hall”, pasi në qoftëse ke një makinë të shtrenjtë apo një stemë policie, prokurorie apo edhe bashkie në xhamin e mjetit, je i privilegjuar, si nga gjobëvënësit e Veliajt ashtu edhe nga ata të Lleshit.

E një situatë e tillë ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të "Zogut të Zi" në Tiranë.

Sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet se dy punonjës policie në detyrë, kanë vënë re një makinë e cila ishte e parkuar në vendin e gabuar, dhe janë nisur drejt saj për t’i vendosur gjobë. E pikërisht këtu ka ndodhur më e çuditshmja.

Pasi i janë afruar makinës, ata kanë parë se në xhamin e përparmë të “Benzit” të shtrenjtë ka qënë një stemë policie, çka ka bërë të sprapsë dy efektivët e policisë.

Ata shohin njëri-tjetrin në sy dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë, duke treguar një mungesë profesionalizmi. Pas kësaj ata bëjnë një telefonatë, dhe qëndrojnë përpara makinës konfuz e të pavendosur, edhe pse “Benzi” e meritonte një gjobë.

Pas gati një minute, ata duket se kanë marrë konfirmimin se “Benzi” luksoz është e një kolegu të tyre ose i një miku të qeverisë, kanë parë rreth e rrotull dhe janë larguar ashtu siç erdhën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit