Këngëtarja shqiptare Albana Azizi ka shkaktuar irritim tek serbët, pas xhirimit të klipit të saj në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë, ku jetojnë më shumë serbë.
Shkak për irritimin e tyre është bërë veshja e këngëtares. Sipas tyre fustani i këngëtares tregonte më shumë se duhej, por ka pasur edhe nga ata që kanë thënë që dukej sikur Azizi ishte lakuriq.
Këngëtarja shqiptare akuzohet se ka damkosur shenjtërinë e Kishës Ortodokse serbe dhe për këtë ka marrë edhe kërcënime më vdekje.
Një familjare e këngëtares ka thënë se ndihen të shqetësuar, pasi ka pasur komente ku thuhej se do e masakronin këngëtaren.