Qeveria lë pensionistët me “zemër të ngrirë”, deri tani nuk ka shpërblim për “gjelin e detit”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2019, 17:36

Pensionistët janë ndoshta pjesa e shoqërisë shqiptare që mezi presin fundin e vitit për të marrë atë pak shpërblim që jep shteti, i cili në shumicën e rasteve “tallet” me ta. Mirëpo këtë vit ata duhet të presin deri në javën e parë të dhjetorit për të mësuar nëse këtë vit do të mund të marrin shpërblimin për gjelin e detit apo jo.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë pasi duhet të analizohen të ardhurat dhe më pas do të vendoset, pasi për shpërblimet ministrisë së financave i duhen 3 mld lekë. Vitin e kaluar pensionistët morën shpërblim nga 5 mijë lekë.

Ministria e Financave po analizon situatën buxhetore për të parë se sa para mund të teprojnë nga projektet që nuk po finalizohen në 2019, për ti riakoluar si shpërblim fund viti për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Ministrja Denaj deklaroi:

Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë, se çfarë kursimesh janë fituar. Ne jemi akoma në nëntor. Me lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin, jemi duke parë kursimet dhe në përfundim do themi nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 mld lekë. Kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë."

Kjo deklaratë erdhi pas diskutimit të buxhetit në komisionin e Veprimtarisë ku deputetët u treguan pesimistë në lidhje me afatet për zbatimin e procesit të fiskalizimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit