Aktori Bujar Kapexhiu njihet shumë edhe për karikaturat e tij. Në disa prej tyre ai ka ‘thumbuar’ hapur kryeministrin Edi Rama.
Këtë herë Kapexhiu ka bërë një karikaturë, ku shikohet kryeministri Rama që i plagosur rëndë dhe me sy të nxirë.
Krahas tij aktori ka vizatuar edhe ambasadorët perëndimorë në Tiranë, të cilët mbajnë prej krahu Ramën.
Kjo karikatura e Kapexhiut titullohet 'Paterica ndërkombëtare‘. Kujtojmë këtu se Bujar Kapexhiu është një ndër kritikët më të mëdhenj të kryeminitrit Edi Rama.
Karikatura e tij është bërë virale në rrjetet sociale.