Nga therja e grekes deri te grabitja në Rinas, si u arratis nga burgu grek i ‘rrezikshmi i Maliqit’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2019, 17:13

Taulant (Roland) Luli është quajtur si i 'forti i Maliqit', i cili ka arritur të arratiset nga burgu grek, ku ka qenë i dënuar me tre burgime të përjetshme nga Prokuroria e Larisës në Greqi.

Raportohet se ai ka therur një grua greke për një palë vëthë dhe akuzohet se ka qenë pjesë e grupit të Admir Murataj, që grabitën miliona euro në Rinas.

shqiptarja.com zbardh se Roland Luli, ndodhet i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë, pasi prokuroria e këtij qyteti, e ka arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim të vajzave minorene për prostitucion”.

Por teksa prokurorët e Korçës po vijojnë hetimet për Lulin dhe 7 bashkëpunëtorët e tij, nga Larisa në drejtim të Korçës, ka mbërritur një letërporosi, ku tregohen të gjitha krimet e bëra në Greqi të Roland Lulit. Pikërisht me anë të kësaj letërporosie autoritet greke kërkojnë ti njihet nga drejtësia Shqiptare vendimi me burgim të përjetshëm ndaj Roland Lulit, vendim të cilin nëse do njihet nga gjykata e Korçës, ai do ti duhet të vuajë në Shqipëri. Momentalisht çështja është në fazën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa dosja penale është administruar dhe po përfaqësohet në gjykatë nga prokurori Julian Kristo. Sipas dosjes së prokurorisë së Larisës, bëhet fjalë për 26 grabitje, ku në tre raste këto grabitje kanë sjellë jo vetëm vjedhjen e pasurisë, por edhe humbjen e jetës së tre shtetasve grekë. Sipas dosjes greke kjo e fundit është lidhur dhe më pas therur me thikë, vetëm për faktin se dy grabitësit shqiptarë Roland Luli dhe Altin Ndreka, nuk kishin çfarë të vidhnin në banesën e saj në Volos, ku në këtë rast kanë vjedhur vetëm 50 euro dhe një palë vathë floriri. Egërsia e Lulit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, ka vijuar të shfaqet edhe në raste të tjera, ku përgjithësisht viktimat e tyre dhunoheshin barbarisht ose priteshin me thika.

Në pjesën më të madhe të rasteve banda e Lulit vepronte duke lidhur personat që ndodheshin vetë në banesë, ku në largim e sipër i mbyllnin dhe gojën me natriban, duke sjellë dhe vdekjen e ngadaltë të personave. Policia e Larisës, ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Lulin duke e dënuar me tre burgime të përjetshme dhe më pas izoluar në burgun e Trikalasë. Por dënimin me burg përjetë Luli nuk e ka kryer për shkak se në mars të 2013 Luli ka mundur të arratiset nga burgu dhe të gjejë strehim në qytetin e Korçës. Me dosjen greke është njohur dhe Roland Luli në ambientet e burgut të Korçës, ku sapo oficerët i kanë bërë me dije tre dënimit me burgim të përjetshëm në Larisa, ai i ka grisur dokumentet në sy të tyre. Lokalizimi dhe vëzhgimi i parë i Roland Lulit nga policia Shqiptare, është kryer gjatë muajit prill 2019, kur në Rinas u vodhën nga grupi i Gramoz Murataj shuma prej 6 milion euro. Policia dyshonte se edhe Roland Luli, një grabitës i stërvitur në Greqi, mund të kishte dorë në këtë grabitje. Menjëherë është nisur kërkimi i këtij personi derisa është lokalizuar dhe më pas vënë në vëzhgim të rreptë nga policia. Nga kjo ndjekje është mësuar se Luli kishte ngritur një bazë të kultivimit të lëndëve narkotike në një fshat të Maliqit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit