“Nuk e di si do jetojmë kështu!”/ I premtoi shtëpi, Veliaj lë në kasolle banorët e dëmtuar nga tërmeti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2019, 16:53

Tërmetet që tronditën Shqipërinë në muajin e shtatorit lanë pas shumë dëme materiale. Familje të zonave ku goditja ishte edhe më e madhe u detyruan të jetonin në çadra apo edhe kasolle. Edhe pse, pas tërmetit qeveritarët dhe ata që duhet t’i shërbejnë popullit propaganduan përmirësim të situatës, duket se askund nuk është vënë dorë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me familjen Zeneli, e cila jeton në një kasolle të improvizuarm edhe pse dimri po afron. Aty jeton çdo e cila më kot pret dita ditës që bashkia e Tiranës dhe qeveria ti mbajnë premtimin për ta ndihmuar pas tërmetit.

Një banore mes vuajtjesh thotë:

Bëmë letrat i dërguam tek bashkia e madhe dhe i dërguam tek komuna. Shkojmë atje por nuk na japim asnjë përgjigje. Nuk e di si do jetojmë kështu. Kemi bërë një kasolle me teneqe, ku të shkojmë."

Një çati e mbuluar me plasmas është pasojë e një premtimi të pambajtur se banesa e tij do të ndërtohej nga e para pas fenomenit natyror ku fati e deshi që shtëpia e tij e vjetër të bëhej krejt e pabanueshme.

Në zonën e Sharrës në kryeqytet, kjo nuk është e vetmja banesë e cila pret të restaurohet ndërsa banorët kanë plotësuar dosjet e kërkuara nga shteti.

Një qytetar shprehet:

Nuk ka ardhur asnjë përfaqësues nga shteti. Kemi bërë shumë ankesa.”

Familjarët shprehen se tërmeti i të dielës me magnitudë 3.6 ballë ka ndikuar që të ketë rënie të tavanit dhe suvatimeve.

Nga tërmeti i 21 shtatorit vetëm në Tiranë u dëmtuan me qindra banesa ndërsa kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë premtuar restaurimin përpara festave të fundvitit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit