Alvin Berisha, 11-vjeçari i cili përloti si shqiptarët dhe italianët me historinë e tij është shtruar ditën e sotme në spital.
Atë ka shoqëruar babai i tij në spitalin e Lecco-s, ku Alvini ka nisur vizitat mjekësore. Mësohet se ai do të vizitohet nga një ekip i specializuar mjekësh.
Kujtojmë këtu se gjatë qëndrimit në Siri Alvin Berisha mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati me bombë. Në këtë atentat humbi jetën nëna e tij, Valbona.
Alvini u plagos rëndë në këmbë. Ai u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare, por ka probleme në ecje.
E ditur është bërë se mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar. Sjellim në kujtesë se Alvin në Siri e mori nëna e tij.