Tapë me alkool, i riu godet mjekun në Peqin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2019, 10:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Peqinit, ku një djalë i ri ka qëlluar një prej mjekëve. Zyrtarisht mësohet se në pranga ka rënë 32-vjeçari A.K.

Ai ka shkuar në spitalin e qytetit ku banon dhe nën efektin e alkoolit ka goditur mjekun Y.T., i cili ndodhej në krye të detyrës.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e këtij veprimi nga ana e 32-vjeçarit dhe as motivi për të cilin ai ka debatuar me mjekun.

Njoftimi i policisë:

Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit