Një aksident qesharak dhe fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Sarandës. Një automjet ka përfunduar brenda një dyqani rrobash.
Nga ky aksident nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale. Si pasojë e humbjes së kontrollit, shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut.
Po punohet lidhur me rrethanat e aksidentit.