Një ngjarje tragjike të ndodhura në orët e para të mëngjesit i ka marrë jetën një 16-vjeçari.
Daniele Burelli është adoleshenti që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Friuli, Itali.
Ai gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e makinës që ia kishte të ëmës makinën pa leje dhe u përplas keqazi.
16-vjeçari, i cili udhëtonte në mjetin “Opel Corsa” me disa bashkëmoshatarë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa shtylla ndriçimi.
Të rinjtë e tjerë mbetën të plagosur, por fati tragjik ndoqi 16-vjeçarin. Daniele u bllokua mes llamarinave dhe kjo bëri që të gjejë vdekjen në vend.
Një video para aksidentit të djemve po qarkullon në rrjet.
Duke qeshur e duke u argëtuar ata e kishin postuar në Instagramin e tij dhe dëgjohej të thoshin:
Prindërit e të rinjve kanë bërë apele prekëse në rrjetet sociale.