Përveç se një yll i vërtetë në fushën e lojës, Sadio Mane është edhe një njeri i madh jashtë saj. Sulmuesi i Liverpoolit po shkëlqen vitet e fundit në Premier League dhe në Champions me të kuqtë e Jurgen Klopp.
Së fundmi, ai është i grumbulluar me Senegalin për ndeshjet e Kupës së Kombeve në Afrikë, ndërsa para dy ditësh ata luajtën me Kongon, ku triumfuan me rezultatin 2-0.
Pikërisht para kësaj ndeshje, sulmuesi i Liverpoolit bëri një gjest të madh. Pasi zbriti nga autobusi për të hyrë në fushë, Mane pa një punonjës që po fuste ujin në stadium.
Menjëherë sapo pa këtë punëtor, futbollisti u kujdes që ta ndihmonte atë, teksa mori dy pako ku ndodheshin shishet me ujë dhe i futi ato brenda për t’i dhënë një ndihmë punëtorit.