JOQ Albania
Home

Kompania Motorola hedh në treg Razr-in e ri
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/11/2019 19:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania e telefonave celularë Motorola ka prezantuar për të gjithë përdoruesit e saj smartphone-in e ri, Razr. Razr über cool ishte i preferuari i të gjithëve (sigurisht pas Nokia 3310). Sidoqoftë, me shtimin e telefonave inteligjent, telefoni i thjeshtë flip, u zhduk nga qarkullimi.

Por kompania Amerikane po rikthen nostalgjinë me Razr-in e saj.

E veçanta e këtij telefoni është një panel OLED plastik i palosshëm 6.2 inç dhe Android 9 Pie. Gjithashtu do të ketë 6 GB RAM, 128 GB ruajtje të brendshme, një kamerë të përparme 16 megapiksel (që vjen me modalitetin Night Vision), një aparat fotografik të brendshëm 5 megapiksel, portë USB-C dhe eSIM.

 

Burimi: LADBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania