Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.
24-vjeçari, Maloku mbeti i plagosur rëndë në atentatin e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.
Shoferi i prokurorit u dërgua menjëherë drejt Traumës pas atentatit, pasi kishte pësuar lëndime më të rënda se Ndoja dhe Aleksandër Laho.
Falë manovrave të tij, prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho i shpëtuan vdekjes, por Maloku nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.
Në ambientet e spitalit janë dëgjuar ulërimat e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në spitalin e Traumës.