Del fotoja/ Ky është Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS që i bëri atentat prokurorit Ndoja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2019, 11:12

Redjan Rraja është arrestuar ditën e martë si një nga personat që dyshohet të ketë marre pjesë në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë më 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

“Vizion Plus” siguroi foton e 34 vjeçarit nga Fushe Kruja, personazh i njohur për policinë. Veç kësaj ngjarje ai ka qenë i hetuar edhe në vrasjen e Elton Çiços në ish bllok vite më parë, ku Redjan Rraja akuzohej se kishte fshehur pistoletën që mbante viktima Çiço.

Ai u kap të martën nga policia pasi hetuesit kanë gjetur prova të mjaftueshme që implikojnë Rrajën edhe në atentatin ndaj prokurorit Ndoja të premten e kaluar në Shkozet të Durrësit. Në këtë atentat u plagos rëndë shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, personazh kontrovers që njihet edhe me emrin Landi Muharremi dhe pseudonimin “Rrumi”, apo i forti i Sukthit.

Kujtojmë se Redjan Rraja është nip i deputetit të Partisë Socialiste, Ramadan Rraja. Ky i fundit ka reaguar në lidhje me arrestimin e nipit të tij, ku ka deklaruar se nëse gjithçka vërtetohet, nipi duhet të vuajë dënim maksimal.

Redjan Rraja

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit