Leukemia po i rrezikon jetën, vogëlushi 6-vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2019, 20:58

Eldion Shoshi është një vogëlush 6-vjeçar nga Peja, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Eldioni i vogël është diagnostikuar me leukemi, ndërsa familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë.

Ai ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Prishtinës, nën kujdesin e mjekëve.

Daja i 6-vjeçarit të sëmurë, Leutrim Haxhija, shkruan në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve, që Eldioni të shërohet dhe të ketë mundësinë të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Ai ka dërguar edhe disa foto ku shihet se sëmundja ndodhet në një stad të avancuar dhe ka krijuar disa njolla të zeza në trupin e Eldionit.

Leutrimi tregon se Eldioni ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë imediate për t'u mjekuar.

Vogëlushi do niset drejt Gjermanisë, pasi sipas dajës së tij, në Kosovë nuk mund të mjekimi i tij.

Familjarët kanë hapur dhe një faqe donacionesh në "Facebook", ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë vogëlushin të shërohet.

Mesazhi i plotë

Pershendetje joq, ky ne fotogtafi eshtë djali i motres tem e ka smundjen e leukemis dhe gjendja e tij per momentin eshtë shum keq , nuk mundet me u mjeku per fat te keq ne vendin tonë (kosovë) perveq jasht shtetit ju kisha lut kush mundet bile sa do pak me i ndihmu inshalla zoti ja ktheft ne tanat menyrat e mira ne familjet e juja. Edhe qofse skeni mundesi me na ndihmu nga ana e parev bile nje shperndarje mjafton. kemi nevoj per qdo ndihm ta sherojm djalin e motres sa ma shpejt nga leukemia edhe deshta me cek familinderit nga zemra per qdo dunator qe kontribon per eldionin po ashtu edhe ata qe e kan shpernda zoti ja shtoft bereqetin nga sicilin nga ju AMIN."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit