Rama tha “Hënkshin kokat e tyre”, por mafia po na ha kokat ne popullit të pafajshëm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.11.2019, 17:09

Shqiptarët, prej kohësh para se të flinin në mbrëmje dhe kur zgjoheshin në mëngjes bënin lutjen “u gdhifshim dhe u ngrysshim shëndoshë”, dhe kjo prej të papriturave që mund t’i sillte jeta, prej Zotit. Tashmë kjo lutje vazhdon të ekzistojë, e njëjtë, duke iu drejtuar edhe Zotit, por jo prej të papriturave të tij, por prej tekave të krimit që tashmë godasin ditën për diell.

Një krim i pamëshirshëm, i shtyrë nga shteti dhe i mbrojtur nga po ai, ka kohë që po trondit Shqipërinë. Grupe të strukturuar kriminal, me kollare në qafë dhe me dorën në sup nga politikanë dhe pushtetarë janë duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve të pambrojtur e të pafajshëm.

“Kokat hënkshin me njëri-tjetrin”, deklaroi kryeministri Rama vetëm pak kohë më parë kur u pyet për rrezikun nga grupet kriminale. Dhe mirë e ka, kur shteti është i pafuqishëm t’i hajë kokat e kriminelëve zgjidhja më e mirë, sipas KM, është që kokat të haen mes tyre.

Kjo deklaratë e kryeministrit, duket se më shumë ra në vesh të atyre që kryeministri mendoi se goditi, kriminelëve. Ata u zgjuan, lejen e morën LIVE, i mbeti vetëm të vepronin, dhe filluan aksionin.

Por “Kokat hënkshin” tashmë u bë një rrezik i madh për qytetarët e pafajshëm, të cilët përveç halleve të përditshme të krijuara prej personave që lëshojnë deklarata “antiqytetare”, përballen dhe me plumba vdekjeprurës rrëzë veshit. Jeta jonë do vazhdojë të mbetet e pasigurtë, derisa “kokat” të jenë “kanibalë” të “kokave” dhe jo shteti “kanibal” i tyre.

Rasti i atentatit të prokurorit Arjan Ndoja, është shembulli më i mirë që grupet kriminale vërtet po hanë kokat me njëri tjetrin, por po i hanë mbi trupat tanë dhe turpin e shtetit. Në mes të fluksit të makinave, ku kalojnë familjarë dhe qytetarë të pafajshëm zbrazet kallashnikov si pa të keq.

Qëllimi për të eleminuar fizikisht një person bëhet rrezik për shumë kalimtarë të tjerë. Shoferi i vetë prokurorit, nje i punësuar i pafajshëm, ku qëllimi i tij i vetëm ishte të mbante familjen me rrogën modeste që paguhej, për pak sa nuk u bë “kurban” i tekave të mafies së pakënaqur. Kjo është “kokat hënkshin”, e cila sa vjen e më shumë po bëhet moto e mafias dhe makth i qytetarëve të pafajshëm.

Që prej deklaratës së kryeministrit tashmë “kokat hënkshin” është fenomen stimulues i mafias dhe jo goditje e saj. Derisa do vazhdojë kjo frika e zgjimit dhe e fjetjes shëndoshë? Kur do i trembemi Zotit dhe jo duarve të njeriut?

Përsa kohë që ka stimulues të krimit dhe nxitës së “kokëngrënies” këto pyetje do vazhdojnë të enden në kokat e shqiptarëve.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit