JOQ Albania
Home

Roberti çudit me fjalët për Norën: Veç vdekja na ndan, ia kisha dhënë një veshkë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/11/2019 7:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari Robert Berisha ka folur për herë të parë pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshoten e tij, Nora Istrefi me të cilën ka edhe një vajzë.

Teksa ka treguar se ndarja erdhi për arsye personale për të cilën tha se nuk ka pse ia shpjegon askujt. Ndërkaq, Roberti ka vlerësuar me nota të larta ish-partneren e tij.

Ai tha në emisionin “Mirage” se vetëm vdekja e ndan nga nëna e fëmijës. Ai shtoi se gjithnjë kanë për të qenë prindërit e Renees.

Pyetjes se a do të martohej sërish nëse do të gjente një partnere që do ta donte, ai iu përgjigj i prerë.

Roberti tha:

E kam bërë vetë që të mos kem nevojë që në intervista që të hapë këto tema. Vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Gjithmonë kemi me qënë prindërit e Renees dhe ishalla jemi derisa sa të plakemi. Jemi ndarë për punë personale. S’ka nevojë t’i dinë të gjithë. Kurrë më mirë s’kemi qënë. Shpresoj që gjithë çiftet që kanë këto situata…Unë rrugës time, ajo të vetën. Respekti në kulm. Një veshkë i kisha dhënë asaj dhe vajzës. Nuk bëhet që të martohem dy herë. Jo!"