Gjatë pasdites së sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në mbi kalimin e Shkozetit. Sipas informacionit që dha policia prokurorit Arjan Ndoja i është bërë atentat.
Ndoja udhëtonte në automjetin tip “Benz” me targa 333 ZD me 3 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur. "Benzi" është qëlluar në lëvizje nga një tjetër automjet.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë, por nuk është saktësuar ende nga burime zyrtare.
Deri më tani thuhet se drejt makinës është qëlluar tetë herë me kallashnikov dhe se në makinë ndodhej edhe një femër.
Prokurori Ndoja ka qenë i caktuar në disa çështje të bujshme dhe i sulmuar më herët përmes deklaratave publike nga kryeministri Rama dhe Erion Braçe.