Një atentat me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur tre persona.
Dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë prokurori Arjan Ndoja, i cili ka qenë në automjet me shtetasin Landi Muharremi, i cilësuar si i "forti" i Shijakut dhe shoferi i prokurorit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Tre të plagosurit janë transportuar dret Spitalit Rajonal të Durrësit.
Raportohet se Muharremi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ky i fundit rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2016 ai së bashku me dy persona të tjerë nga Shijaku, kanë dhunuar fizikisht një biznesmen libanez.
Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore, por edhe ato hyrëse e dalëse të Durrësit.