JOQ Albania
Home

250 mijë euro makinë, policia: Makina e këngëtares shqiptare është e vjedhur!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/11/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tepër luksoze është makina që Morena Taraku, një prej vajzave të famshme të showbizzit shqiptar, ka vënë në pronësi kohët e fundit. Bëhet fjalë për një automjet tip Bentley.

Vlera e këtij automjeti mësohet të jetë rreth 250 mijë euro, por siç duket, ka diçka të paligjshme në të. Prej ditësh po qarkullonte lajmi se kjo makinë është e vjedhur. Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Ai ka thënë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”.